Italia mbyll edhe aeroportet?! Paralajmërimi i Salvinit: Do bëjmë ashtu siç kemi bërë me portet
“Nëse ndokush në Berlin ose Bruksel mendon të shkarkojë në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime charter të paautorizuara, ta dijë se nuk do të ketë asnjë aeroport të disponueshëm. Do i mbyllim aeroportet ashtu sikurse kemi mbyllur edhe portet”.
Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, ndërsa i referohej paktit komunitar për pritjen e emigrantëve dhe lajmeve se qeveria gjermane po planifikon të nisë nga java e ardhshme planin e rikthimeve kolektive në Itali.
Sipas shtypit italian, janë parashikuar dy fluturim në muaj për këtë qëllim ndërkohë që në Gjermani janë rreth 40 mijë emigrant që kanë hyrë në Europë përmes Italisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.