Italia ‘zgjohet’ si Shqipëria! Lëkundje të forta tërmeti
Italia është zgjuar e shqetësuar nga lëkundjet e forta të tërmetit. Ansa raporton se janë rreth 60 lëkundje të regjistruara në zonën e Mugello, në Toskana, në 12 orët e fundit, me magnitudë 4.5 që është ndjerë deri në Firence dhe Pistoia.
Lëkundjet e para janë ndjerë në orën 20:38 të së dieles kur pajisjet e institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë kanë regjistruar një lëkundje të shkallës 2.6 rihter me epiqendër në Scarperia dhe San Piero. Dhe dy komunat,sëbashku me atë të Barberinos në Mugello, janë epiqendra e të gjitha lëkundjeve të verifikuara deri në orët e paradites së sotme, 9 prej të cilave janë të magnitudës mbi 3.
Autoritetet po evidentojnë dëmet ndërsa janë marrë masa emergjente si mbyllje shkollash dhe ndalim i qarkulimit të trenave për disa orë,por që më pas i janë rikthyer sërish funksionimit.
Deri më tani,autoritetet italiane konfirmojnë se nuk ka një situatë alarmanete dhe sde nuk ka dëme në persona.
Dëmtimet e deritanishme rezultojnë të mos jenë problematike.
Burimi Ansa/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.