Italianët ruajnë shpresat për plazh! Qeveria po punon për të siguruar masat e sigurisë
Italianët, në javën e 6 të karantinës kombëtare, po ruajnë shpresat për plazh në brigjet e Detit Mesdhe. Por, ndërkohë që Vera po vjen shpejtë dhe nuk ka ende ndonjë tregues se koronavirusi vdekjeprurës po ndalon, shumë persona po dyshojnë nëse kjo do të jetë e mundur.
“Ne do të shkojmë në plazh këtë Verë”, tha nënsekretarja e Kulturës dhe Turizmit, Lorenza Bonaçorsi, duke shtuar se qeveria po punon për të siguruar masat e përshtatshme të sigurisë. Ashtu si qeveritë e tjera europiane, Italia po has vështirësi për të gjetur një mënyrë që të lehtësojë masat dhe të rinisë aktivitetin ekonomik. Për Italinë, turizmi është një industri gjigante në 13% të PBB dhe ndërkohë që sezoni i Pranverës është “zhdukur”, vendi mund të ketë nevojë të “hapur” plazhet për të nxitur ekonominë.
Pavarësisht se karantina kombëtare pritet të përfundojë më 3 Maj, italianëve u është kërkuar që të kenë durim dhe të presin një hapje graduale të vendit. Task forca e krijuar për të daljen e vendit nga karantina nuk ka publikuar ende rekomandime. Për 30,000 operatorët e plazheve të Italisë, ekzistojnë disa pyetje të papërgjigjura si reagimi ndaj një klienti që sëmuret, mënyra se si do të pastrohen dushet dhe tualetet si dhe tek siguria e shërbimit të ushqimit. Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, tha se anulimet nga turistët gjermanë që zakonisht mbushin rajonin, qëndrojnë në vetëm 7%, ç’ka tregon se turistët janë ende në prite për Verën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.