Ja ku mund t’i gjeni teleferikët që ofrojnë pamjen më të bukur në botë
Është tepër ndjenjë e bukur kur mund të merrni një udhëtim me teleferik dhe fluturoni në ajër të freskët, duke u varur vetëm nga një tel që mbahet në majë të malit.
Ja ku mund t’i gjeni teleferikët me pamjen më të bukur në botë
- Loen Skylift – Loen, Norvegji
Teleferiku është hapur në Maj të 2017 në Loen të Norvegjisë. Është një ndër tramvajet më të vizituar në botë. Teleferiku ngrihet vertikalisht deri në 3.300 metra. Pamja është vërtet befasuese, shikohet bukuria e natyrës nga të gjitha drejtimet ku mund të hedhësh shikimin.
- Cabrio – Stans, Zvicër
Për një eksperiencë të bukur dhe të paharrueshme teleferiku i Zvicrës është ideali. Teleferiku është me 2 kate dhe tërësisht i hapur, mundëson një ajër të freskët dhe pamje mahnitëse ku mund të bëni foto pa pagesë.
- Peak 2 Peak Gondola – Whistler, Canada
Teleferiku në Kanada ju mundëson të udhëtoni plot 2.7 kilometra. Ndjenja në këtë teleferik është njësoj sikur po fluturoni nëpër re. Udhëtarët që zgjedhin të bëjnë këtë udhëtim mund të shikojnë akullnaja, një vij bregdetare, lulëzim pra një ndërthurje të bukurive.
- Skyline Gondola – Queenstown, Zelanda e Re
Kjo gondolë e pjerrët ngjitet në lartësi prej 450 metra mbi Queenstown dhe në Liqenin Wakatipu në majë të Peak Bob. Pikëpamjet e maleve përreth janë spektakolare, por vështrimi poshtë në qytetin e Queenstown është befasia më e madhe. Ajo çfarë mund të shijohet më shumë në këtë teleferik është perëndimi i diellit mbi qytet.
- Ngong Ping 360 – Lantau Island, Hong Kong
Një teleferik që ofron pamje të qytetit dhe e ndërtuar pranë një aeroport që lejon të shikosh aeroplanët teksa ngrihen apo ulen. Po ashtu mundëson të shikohet pamja mahnitëse të detit si dhe perëndimin e diellit.
- Teleferico Cable Car – La Paz, Bolivi
Bllokimet e trafikut janë të tmerrshme në qendër të qytetit La Paz, një qytet me të njëjtin popullatë të madhe. Por çdo orë mijëra banorë vendas ulin kohën e tyre të udhëtimit nga një orë në 10 minuta duke hipur në teleferik. Është një nga teleferikët më të lartë dhe më të gjatë në botë, çka gjithashtu e bën atë një nga më të volitshmet për të parë qytetin, kanionet e thella dhe malet e Andeve në të njëjtën kohë.
Përgatiti: Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.