Monitorimi i fushatës – Çipa: Policia, larg veprimtarive politike
Strukturat e Policisë së Shtetit e deri të punonjësi më i thjeshtë i saj nuk do të përfshihen në veprimtaritë e forcave politike. Kështu u shpreh Zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, gjatë një takimi me strukturat e Policisë në Gjirokastër. Sipas tij, i ndalohet kategorikisht çdo punonjësi policie që të jetë anëtar i një force politike, të kontribuojë për një forcë politike, si në pjesëmarrje, si financiarisht.
“Por edhe monitorimi që do bëhet nga Task-Forca qendrore që është krijuar pranë Këshillit të Ministrave që drejtohet nga Zv/Kryeministrja dhe vazhdojnë pastaj për këtë monitorim. Më qëllim që siç ka qenë dhe urdhri i Kryeministrit nr.65 data 12.05.2017, strukturat e policisë janë angazhuar totalisht që të mos përfshihen absolutisht asnjë, jo vetëm brenda orareve zyrtare sepse për oraret zyrtare ka pjesë të administratës publike. Ndërsa strukturat e Policisë, Garda e Republikës nuk do përfshihen”.
Zv/ministri Çipa kërkoi angazhimin maksimal të Policisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 Qershorit, luftën kundër kanabisit dhe masat për sezonin turistik.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.