Java fillon me rritje – Çmimet e naftës drejt “testit” të $50

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë ditës së parë të javës, duke marrë shtysë nga ndalimi i vrullit të prodhuesve në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, edhe kërkesa e fortë nga Kina ka ndikuar në ecurinë e çmimeve gjatë së hënës.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.02 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.64 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët kryesorë kanë zgjeruar fitimet e javës së kaluar e me shumë gjasa gjatë kësaj jave do të testojnë sërish nivelin e 50 dollarëve për fuçi duke pasur më shumë gjasa për ta thyer këtë nivel.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.