Johnson përdor shumicën në parlament/ Do të kthejë në ligj shkurtimin e periudhës tranzitore në BE!
Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të rikthejë Hard Brexit në fund të vitit 2020, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian që t’i ofrojë atij një marrëveshje të tregtisë së lirë në më pak se 11 muaj. Johnson do të përdorë kontrollin në parlament që të pengojë ligjërisht zgjatjen e periudhës së tranzicionit të Brexit përtej 2020. Pasi Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Europian më 31 Janar, vendi do të hyjë në një periudhë të tranzicionit, ku do të ruajë marrëdhënien ekzistuese me Europën, ndërkohë që arrihet një marrëveshje tregtare.
Paundi ra me 1% pas raportimeve mbi këtë lëvizje duke prekur 1.3204 kundër dollarit amerikan. Duke kthyer në ligj premtimin e tij për të mos zgjatur periudhën e tranzicionit përtej 2020-ës, Johnson do të ketë më pak kohë për të arritur një marrëveshje tregtare në 10-11 muaj, nga 3 vite që ishte më parë. Ndërkohë që shumica në parlament e Johnson i jep atij fleksibilitet për të ndryshuar ligjin, ai po i dërgon një mesazh Bashkimit Europian, që ka paralajmëruar Londrën se i duhet më shumë kohë për të arritur një marrëveshje tregtare. Johnson dhe presidenti i SHBA, Donald Trump, bënë të ditur në nisje të javës se po përpiqen të bashkëpunojnë dhe negociojnë një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë mes 2 vendeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.