Ju mungojnë ofertat e punës? Kompania italiane ofron deri në 2000 vende pune!
I mbani shpresat tek mundësitë e punësimit në kompani të mëdha? Këtë vit P & G do të ofrojë më shumë se 100 vende pune (kryesisht për profesionistë) ,pothuajse gjysmën në Romë ndërsa të tjerat në Europën Jugore.
Pjesa më e madhe do të jenë specialistë në shitje, IT, menaxherë markash, ekspertë komunikimi dhe specialistë të fushës së logjistikës.
Kjo mundësi fillestare ka rezultuar me sukses për aplikuesit e mëparshëm, ku 85% e tyre kanë pasur pagesë mujore prej 800 euro si dhe strehim për të ardhurit nga jashtë. Përpos kësaj kanë përfituar vende pune fikse.
Nëse ju duket me interes të punuarit jashtë vendit në fabrikat e prodhimit apo qendra teknike në Gjermani, Belgjikë, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, P & G ka hapur kandidaturat në faqen zyrtare (www.pg.com/it_IT).
Burimi: Corriere della sera
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.