Ka akoma 16 milionë njerëz anembanë botës që jetojnë në kushte skllavërie

Skllavëria ka qenë e jashtëligjshme në mbarë botën për rreth katër dekada, që kur Mauritania më në fund e hoqi atë në vitin 1981.
Por skllavëria nuk mbaroi atje. Sipas raportit më të fundit të Walk Free Initiative, të paraqitur më 17 korrik në selinë e OKB-së në Nju Jork, në vitin 2018 kishte 40.3 milionë njerëz që jetonin në kushte skllavërie, shumica prej të cilave femra.
Nuk ka një përkufizim ligjor zyrtar të skllavërisë moderne, por OKB e përshkruan atë si kusht të njerëzve, puna e të cilëve “kryhet pa dëshirë dhe nën kërcënimin e çdo ndëshkimi”.
Ndërsa është e lehtë të besohet se skllavëria është e kufizuar në vendet e varfëra ose të pazhvilluara ose në vende me një të drejtë të diskutueshme të të drejtave të njeriut, po ndodh kudo.
OKB-ja dhe shtetet e saj anëtare u angazhuan për eliminimin e skllavërisë deri në vitin 2030, së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, punën e detyruar dhe punën e fëmijëve.
Por përparimi ka qenë i vogël dhe i ngadalshëm. Sipas raportit, i cili ka anketuar 183 vende nga 193 vende anëtare të OKB-së, vetëm 31 vende kanë ratifikuar protokollin e zhvilluar nga OKB për punën e detyruar, një kornizë ligjore për vendet që identifikojnë dhe synojnë shfrytëzimin.
Katharine Bryant, menaxhere e hulumtimit global për Walk Free, organizatë anti-skllavërie që botoi raportin, tha se rreth 16 milionë viktima të skllavërisë punojnë brenda zinxhirëve të furnizimit të monitoruar keq. Dhe kjo nuk përfshin punën e fëmijëve, ose kushtet shfrytëzuese të punës që nuk kufizojnë lirinë e lëvizjes.
Disa vende kanë pasur më shumë sukses duke luftuar skllavërinë dhe punën e detyruar sesa të tjerët. Megjithatë, këto përpjekje janë ende shumë të izoluara dhe ligji ka aftësi të kufizuar për të zbatuar rregulloret pa bashkëpunimin dhe angazhimin e sektorit privat.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.