Kënd force te Liqeni, Veliaj: Investime edhe në parqe të tjera

Hapësirat për të gjitha grupmoshat në Parkun e Liqenit Artificial po vijojnë të shtohen, duke ofruar më shumë mundësi argëtimi. Nisma “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin, ka sjellë këndin e dytë të forcës te liqeni, ku janë vendosur disa pajisje force për ata që duan të ushtrohen në natyrë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, se investime të tilla janë një alternativë ndryshe dhe e shëndetshme për të rinjtë.Veliaj theksoi se do të vijojë punën për ndërtimin e këndeve dhe parqeve të reja edhe në pjesë të tjera të qytetit. Ndërsa, drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, tha se Parku i Madh i Liqenit është hapësira më e vizituar nga qytetarët e Tiranës.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.