Kërkesa për naftë nuk rikuperohet para vitit 2022, sipas Goldman Sachs

Goldman Sachs nuk pret që kërkesa globale e naftës të “shërohet plotësisht”, ose të kthehet në nivelet e para-koronavirus, deri në vitin 2022, por thotë se një rikuperim i lehtë do të nxitet nga një ringjallje e transportit dhe shpenzimet e larta për infrastrukturën.
Kërkesa globale do të bjerë me 8% në vitin 2020 dhe do të shtohet me 6% në 2021, thanë analistët e Goldman Sachs.
“Humbësi më i madh” që prodhoi ishte karburanti i avionëve pasi udhëtimet e ajrit u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme, thanë analistët.
Në mesin e produkteve të naftës, benzina do të shohë rritjen më të shpejtë në kërkesë të ndihmuar nga një rikthim në normalitet e sjelljes së konsumatorit nga transporti publik apo transporti privat dhe një përdorim i shtuar i automjeteve në krahasim veçanërisht në SHB., Kinë dhe Evropë, analistët thanë.
Projeksioni i Goldman Sachs ndjek trendin e çmimeve globale të naftës që u rigjeneruan në maj dhe qershor pasi ekonomitë lehtësuan kufizimet e bllokimit dhe u hapën në pjesën më të madhe të botës.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.