Këshilla nga sipërmarrës të suksesshëm: Si të ndërtojmë një vetëbesim të palëkundur?

Besimi është çelësi i suksesit. Por si ta zhvilloni dhe mirëmbani atë kur gjërat nuk shkojnë në rrugën tuaj? Këta sipërmarrës të suksesshëm ndajnë këshillat e tyre më të mira për ndërtimin e një vetëbesimi që është i palëkundshëm, pa marrë parasysh se çfarë ju hedh jeta përsipër.
- Në jetë duhet të ndiqni atë çka besoni me gjithë fuqinë e zemrës suaj, sepse bindja krijon besim.
- Shndërrojini humbjet në fuqi dhe dëshirë për të ecur akoma përpara. Shumë zhgënjime do hasni përherë, por janë ato që e bëjnë fitoren më të bukur.
- Fokusohuni gjithmonë në gjërat që mund të kontrolloni ju vet, dhe mos u mërzisni për gjerat që kontrollojnë të tjerët.
- Zhvillojini kompetencat tuaja gradualisht por kurrë mos i lini pas dore, pasi kompetencat e zotëruara mirë janë një element shumë i rëndësishëm i vetbesimit.
- Respektoni veten, dashurojeni atë, konsiderojeni si asetin dhe investimin tuaj më të madh, pasi vetëm duke menduar kështu për veten tuaj do të arrini të krijoni vetbesimin që ju duhet.
- Tregoni kujdes të veçantë se kë lejoni t’iu këshillojë, qoftë për jetën, qoftë për karrierën. Kofidenca nuk krijohet kur pranë keni konfuzionin!
- Jini gjithnjë të hapur për eksperienca të reja, qoftë edhe ato të parehatshme për ju, pasi nga gjithçka mund të mësoni. Edhe nëse dështoni, mësoni të mendoni se dështimi ju mëson.
- Këshilla e fundit, edhe pse mund të ngjaj klishe, është të besoni tek vetja juaj. Besimi në vete është elementi kryesor i konfidencës.
D.B- SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.