Këto atlete janë bërë me çamçakëz të ricikluar – Ideja pastron rrugët e Amsterdamit

Çamçakëzi është një nga mënyrat më të përdorura për të shtyrë kohën, por që shpesh krijon ndotje kur njerëzit e hedhin nëpër rrugë. Për të reduktuar pikërisht ndotjen, organizata “iamsterdam”, dizajnuesi “Explicit Wear” dhe kompania “Gumdrop” kanë bashkëpunuar për të krijuar një këpucë të bërë prej çamçakëzit të ricikluar.
E quajtur “Gumshoe”, sholla e kësaj këpuce përbëhet nga përbërje të riciklueshme, të cilat në vetvete përbëhen 20% prej çamçakëzi.
“Ne zbuluam se çamçakëzi përbëhet prej gome sintetike. Dhe duke e shpërbërë, ne arritëm të krijonim një lloj të ri gome”, u shpreh Anna Bullus, drejtoresha dhe dizajnuese pranë Gumdrop.
Sipas projektit, rreth 1.5 milionë kilogramë çamçakëzë përfundojnë çdo vit në trotuaret e Amsterdamit, çka krijon një kosto prej miliona dollarësh për bashkinë që t’i pastrojë.
Për çdo palë këpucë, projekti përdor rreth 1 kilogram çamçakëz të marrë nga rrugët e qytetit.
Sholla e atleteve madje ka dhe një hartë të qytetit të stampuar nën to, për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth problemit. Këpucët falë përbërjes së veçantë janë po aq të forta sa goma normale dhe madje mbajnë aromë si çamçakëz, ama nuk ngjisin.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.