Kili ka krijuar 5 parqe kombëtare nga toka e dhuruar nga filantropistët amerikanë

Patagonia është një vend me popullsi të vogël, i vendosur pranë fundit të Amerikës së Jugut që ndahet nga Argjentina dhe Kili. Zona është e njohur për peizazhin e saj të paprekur dhe parqet e bukura kombëtare, duke e bërë atë një vend tërheqës për shumë njerëz. Ky vend do vazhdohet të ruhet i paprekur, pasi pronarët e saj kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të madhe të tokës qeverisë kiliane.
Presidenti kilian Michelle Bachelet ka bërë të ditur që këto toka do të kthehen në pesë parqe kombëtare. Dhe nuk bëhet fjalë për një pjesë të vogël, por për mbi një milionë hektarë tokë e dhuruar nga filantropistët amerikanë.
Toka ishte në pronësi Doug Tompkins dhe Kristine McDivitt Tompkins, të cilët shpenzuan rreth 25 vjet duke blerë tokë në atë zonë vetëm me qëllim për ta ruajtur atë. Parqet kombëtare në Kili do të përfaqësojnë pak më shumë se 80 për qind të zonave të mbrojtura të vendit.
Doug, themeluesi i linjës së veshjeve dhe pajisjeve të “The North Face”, vdiq në një incident të kajakut në vitin 2015.
Dy vite më vonë në mars të vitit 2017, Kristina mbajti gjallë vizionin e tij duke u zotuar që ta dhuronte atë tokë qeverisë kiliane.
Ky është dhurimi më i madh i tokës private të bërë në botë. me krijimin e pesë parqeve të reja, numri i parqeve në Kili shkon në total në 17 parqe kombëtare. Kili shpreson të lidhë të gjitha 17 parqet e tyre kombëtare në një rrugë të gjatë turistike prej 1.500 miljesh. I gjithë sistemi i parkut mund të sjellë 270 milionë dollarë në vit për vendin dhe mund të krijojë 43,000 vende pune.
Bachelet gjithashtu ka përfunduar negociatat me Ishullin e Pashkëve për të mbrojtur 720,000 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor.
“Unë jam krenar për burrin tim Doug dhe vizionin e tij që vazhdon të na udhëheqë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë në promovimin dhe ruajtjen e këtyre parqeve, ne po fillojmë ta kthejmë vëmendjen tonë në më shumë projekte të reja mbrojtjeje dhe rikrijimi në Kili dhe Argjentinë, ndërsa punojmë për të ruajtur ekosistemet e mëdha, e të egra”, deklaroi bashkëshortja e filantropistit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.