Kina dhuron 30 mln dollarë për OBSH-në, pas ndërprerjes së financimeve nga SHBA
Teksa SHBA ka nisur “luftën” me Organizatës Botërore të Shëndetit duke e paralajmëruar për pezullimin e financimeve, Kina i ka dhuruar 30 milionë dollarë shtesë për të përballuar pandeminë COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të qeverisë kineze. Zëdhënësja Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying shkroi në rrjetet sociale; “Kina ka vendosur të dhurojë 30 milion dollarë shtesë në OBSH për të mbështetur luftën e saj globale kundër # COVID19, veçanërisht forcimin e sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim”,
Ajo shtoi se Kina më parë kishte dhuruar 20 milion dollarë në ËHO më 11 mars. Javën e kaluar, presidenti amerikan Trump njoftoi se do bllokojë fondet për OBSH, duke thënë se ka qenë një “rol në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.