Kina i “kundërpërgjigjet” SHBA-ve – Vendos tarifa për 128 produkte amerikane
Qeveria kineze po planifikon të vendosë tarifa për 128 produkte amerikane përfshirë këtu mishin e derrit dhe disa fruta të caktuara, një reagim i drejtpërdrejtë ndaj lëvizjeve të fundit të Presidentit Donald Trump për ndjekjen e kufizimeve të shumta tregtare kundër Pekinit.
Nëse mallrat e SHBA-ve bëhen më të shtrenjta në Kinë, me shumë gjasa njerëzit mund të zgjedhin të blejnë produkte nga Evropa, Amerika e Jugut apo gjetkë.
Qeveria kineze, tha se këto tarifa do të shërbejnë si një hakmarrje ndaj kufizimeve që Trump njoftoi muajin e kaluar.
Në fillim të Marsit, Trump tha se kishte planifikuar të zbatonte tarifa më të larta për importin e çelikut dhe aluminit. Por që nga ai moment ai ka përjashtuar shumë vende, por kurrë nuk ka hequr dorë nga Kina.
Dhe në fund të marsit, Trump ndërmori hapa shtesë drejt vendosjes së tarifave në 60 miliardë dollarë në mallra kineze dhe kufizimin e aftësisë së Kinës për të investuar në industrinë e teknologjisë amerikane.
Kina ka thënë se nuk dëshiron një “luftë tregtare” por sigurisht që nuk do të rrijë duarkryq nëse cënohet ekonomia e vendit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.