Kina mban premtimin – Heq kufizimet për investimeve të huaja te firmat e letrave me vlerë
Rregullatori i letrave me vlerë në Kinë ka publikuar udhëzime të reja për investimet e huaja në fondet e përbashkëta të letrave me vlerë, ku ka lehtësuar kufizimet dhe ka nisur një proces për më shumë zotërim të huaj.
Periudha e konsultimit për rregullat e reja që nisi në muajin Mars ka mbaruar dhe rregulloret përfundimtare janë publikuar zyrtarisht për zbatim të menjëhershëm, sipas rregullatorit.
Në ndryshim është hequr kufizimi që limiton një investitor të vetëm të huaj për të zotëruar 30% aksione në fondet e letrave me vlerë, qoftë në mënyrë direkte apo me partnerë.
Bankierët e huaj janë ankuar prej kohësh mbi këtë kufizim, duke thënë se i ka detyruar bankat perëndimore që të përfshijnë një palë të tretë në marrëveshje, gjë që shtrembëronte pjesëmarrjen ndërkombëtare në tregun vendas të letrave me vlerë në Kinë.
Firmat e huaja që kërkojnë të bëjnë ndryshime në zotërimet e tyre në fondet kineze, apo që synojnë të themelojnë një sipërmarrje të re të përbashkët, mund të aplikojnë te rregullatori.
Kjo lëvizje është pjesë e premtimit të Kinës për të lehtësuar limitet mbi zotërimet e huaja dhe lejojë bankat ndërkombëtare që të fuqizojnë prezencën në biznesin e letrave me vlerë në Kinë, nga nënshkrimi e deri te tregtimi i titujve.
Më parë, bankat perëndimore mund të zotëronin vetëm 49% në fondet e letrave me vlerë në Kinë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.