Kina prezanton tarifa të reja – 106 produkte amerikane përfshirë sojën dhe makinat, dollari bie

Kina lajmëroi tarifa për 106 produkte të tjera amerikane këtë javë, një lëvizje që shton shqetësimet për luftën tregtare mes 2 ekonomive më të mëdha në botë. Dita kur këto tarifa do të bëhen efektive do të bëhet publike më vonë, megjithatë, Ministria e Tregtisë në Kinë deklaroi se do të shënjestrojë mbi 50 miliardë dollarë produkte amerikane çdo vit.
Tarifa prej 25% e importeve amerikane përfshin produkte të tjera si soja dhe makinat.
Kjo kundërpërgjigje vjen në më pak se 24 orë pasi presidenti Donald Trump shpalosi një listë të importeve kineze që administrata synon të shënjestrojë, me qëllim përfundimin e praktikave të padrejta tregtare. Sektorët që përfshihen në produktet e tarifuara nga Trump përfshijnë robotikën, teknologjinë e informacionit, teknologjinë e komunikacionit dhe aeronautikën.
Përplasjet mes Washingtonit dhe Pekinit kanë trazuar investitorët, duke e kanalizuar ndodhinë edhe në tregjet e kapitalit.
Kontratat futures për indekset e aksioneve në SHBA pësuan rënie. Dollari amerikan ka marrë gjithashtu goditje nga këto lajmërime, ndërkohë që ra në 106.05 kundër jenit japonez.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.