Kina zbulon trenin “plumb”! Sfidon temperaturat – 40 gradë Celsius me shpejtësi 350 km/ orë
Kina ka zbuluar trenin më të ri “plumb”, me shpejtësi të të lartë dhe të projektuar për klimë jashtëzakonisht të ftohtë.Treni “CR400AF-G” mund të funksionojë me shpejtësi deri në 350 kilometra në orë dhe në temperatura të ulëta deri në -40 gradë Celsius.
Treni, i shfaqur në Pekin në 6 Janar, do të lëvizë në një linjë të re me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin kinez me destinacionet verilindore, duke përfshirë qytetet Shenyang dhe Harbin; ky i fundit është i famshëm për festivalin e tij vjetor të borës dhe akullit.
Burimi origjinal: CNN
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.