Klima e biznesit, Ahmetaj fton biznesin austriak të investojë në Shqipëri

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh gjatë një mëngjesi pune me sipërmarrës austriakë në vendin tonë, se ndonëse volumet tregtare janë rritur gjatë vitit që lame pas, janë përsëri nën potencialin e mundshëm.
Po sipas Ahmetajt, ky vit është i rëndësishëm edhe në aspektin politik duke patur parasysh perspektivën europiane të vendit me hapjen e negociatave.
Investimet austriake në vendin tonë janë rreth 400 milionë euro nga mbi 50 kompani. Ndërkohë investimet austriake në Shqipëri janë disa herë më të ulëta se ato në Kroaci, Bosnje apo Slloveni.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.