FOTOT/Qiellgërvishtësja më e lartë në botë prej druri që do të transformojë qytetin në një pyll

Një kompani japoneze po planifikon të ndërtojë qiellgërvishtësen më të lartë në botë ku 90 për qind e saj do të jetë e punuar me dru.
Pylltarja Sumitomo thotë se ndërtimi i kësaj qiellgërvishtëseje me material druri do të jetë 350 metra I gjatë dhe struktura e planifikuar do të jetë hibride kryesisht prej druri dhe çeliku.
Në planet e nxjerra këtë muaj thuhet se ndërtesa 70 katëshe e cila pritet të ndërtohet ne Tokio, do të përbëhet nga zyra, hotele, dyqane si dhe apartamente private.
Pylltarja Sumitomo, thotë se ky projekt ka për qëllim krijimin e qyteteve miqësore me mjedisin, në mënyrë që shfrytëzimi qe i bëhet pyjeve të përdoret për arkitekturën e ndërtesave të larta prej druri.
Përdorimi i 185,000 metër kub druri, ndërtesa pritet të kushtojë rreth 600 miliardë jen japonez, që do të thotë dyfishi i sasisë së parave që nevojiten për të ndërtuar një ndërtesë konvencionale me teknologjinë aktuale.
Megjithatë, kompania besonte se këto kosto do të uleshin kur druri të bëhej një material i përdorshëm vazhdimisht.
Aktualisht, ndërtesa më e lartë prej druri është 53 metra e lartë dhe shërben si strehim për studentët në Universitetin e Kolumbisë Britanike.
Gjithashtu gjelbërimi do të jetë një tipar i ndërtesës së “Sumitomo Forestry” duke ofruar një pamje biodiversiteti në një mjedis urban.
Planet e ndërtimit tregojnë ballkone që vazhdojnë rreth të katër anëve të ndërtesës, duke lënë kështu hapësirë që njerëzit të mund të shijojnë ajrin e freskët, elementët e pasur natyrorë si dhe filtrimin e diellit përmes gjetheve”.
Me tërmetet jo të pazakonta në Japoni, ndërtesa do të inkorporojë një sistem strukturor të përbërë nga tuba të mbështjellë nga kolona, trarë dhe mbështjellëse “për të parandaluar deformimin e ndërtesës si pasojë e forcave anësore si tërmetet apo era”
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.