Klubi i Biznesit Frankofon, Thaçi: Do të rrisë shkëmbimet tregtare mes vendeve anëtare
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në hapjen e Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, Thaçi pohoi se “Hapja e këtij klubi e bën Kosovën pjesë të Frankofonisë dhe i gëzohemi mundësive që të thellojmë bashkëpunimin në të gjithë sektorët me vendet anëtare të këtij forumi të rëndësishëm botëror”.
Gjithashtu Presidenti Thaçi pohoi se është e nevojshme që bota të mësojë për potencialet e Kosovës.
“Është shumë e nevojshme që bota të mësojë për potencialet e Kosovës, por edhe që sipërmarrësit në Kosovë të përfitojnë nga përvojat dhe mundësitë që ofron bota sot. Klubi që po themeloni sot, përbën një forum të tillë në të cilin shkëmbehen përvoja, shkëmbehen informacione, por edhe lidhen partneritete dhe marrëdhënie bashkëpunimi”, u shpreh Thaçi.
Si në çdo shtet në zhvillim, ka vazhduar ai, këto vite është investuar në infrastrukturë teknike dhe ligjore, duke krijuar lehtësira për investitorët potencialë dhe duke ndikuar në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm të të bërit biznes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.