Shërbimi veterinar, Meta: Mbështetje për hapjen e eksporteve

Në kushtet kur produktet blegtorale në vendin tonë nuk eksportohen për shkak se nuk përmbushin standardet e cilësisë, kërkohet më shumë vëmendje për modernizimin e shërbimit veterinar me qëllim që të përshtatet me kërkesat e tregut.
Në ditën Ndërkombëtare të Veterinarisë, Kryeparlamentari Ilir Meta, nënvizoi përpara veterinerëve dhe profesorëve të kësaj fushe, rëndësinë e mbështetjes më të madhe të këtij shërbimi.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se do të vijohet me zbatimin e reformës në veterinari edhe si kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Më shumë vëmendje shërbimit veterinar i është kushtuar vitet e fundit edhe për shkak të kërkesave që vijnë nga Bashkimi Europian, por edhe të sëmundjeve me të cilat janë përballur kafshët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.