Komisioneri i BE minimizon tarifat e tregtisë së Trump për importin e makinave
Tarifat amerikane ndaj të gjitha makinave të importuara nga Bashkimi Europian janë të pakta, sipas Komisionierit të BE-së për Tregtinë Cecilia Malmstrom.
Në një konferencë për shtyp rreth pengesave tregtare dhe investimeve, komisionerja tha se tarifat janë minimaliste.
“Vetëm 15 për qind e makinave amerikane të eksportuara i nënshtrohen tarifave, për shkak se makinat me pjesë europiane në to – që janë 85% – përjashtohen. Pra, ne po flasim për një shumë të vogël, dhe ne gjithashtu e dimë se fabrikat evropiane të makinave në SHBA punësojnë miliona amerikanë, kështu që ata do të preken. Është e vërtetë që ne kemi një tarifë pak më të lartë për makinat sesa amerikanët – 10 për qind dhe kjo është e saktë, ata kanë 2.5%, por ato kanë tarifa shumë të larta për shembull për kamionët, vagonët e mallrave, për prodhimin e këpucëve, në veshje … kështu që tarifat e përgjithshme mes nesh janë të vogla”.
Ndërkohë, Presidenti Trump thotë se qeveria e tij po përfundon një studim mbi rritjen e tarifave të importit për automjetet nga BE dhe sugjeron se do të marrë masa së shpejt.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.