Kompania ofron holograme në shtëpi/Biseda në kohë reale, apo me personazhe historikë të regjistruar
Në përpjekje për të ofruar një mënyrë të re të komunikimit gjatë pandemisë, një kompani në Los Angeles ka krijuar një makineri, në përmasën e një kabine telefonike, që rrezaton holograme live në shtëpitë e përdoruesve.
Pajisja e prodhuar nga “PORTL” lejon përdoruesit që të bisedojnë në kohë reale me hologram të përmasave të sakta me një person tjetër. Makina mund të pajiset gjithashtu me teknologji për të mundësuar ndërveprim me holograme të regjistruara të personazheve historike apo të afërm që kanë ndërruar jetë. Çdo pajisje e “PORTL” është 2.1 metra e gjatë , 1.5 metra e gjerë dhe 0.6 metra e thellë dhe mund të vendoset në një prizë standarde .
Çdo kush me një kamera dhe sfond të bardhë mund të dërgojë një hologram ndaj makinerisë, diçka që shefi ekzekutivi i kompanisë, David Nussbaum, e quan “holoportal”. “Ne themi nëse nuk mund të jesh atje, mund të shfaqesh atje”,- tha Nussbaum, që ka punuar më parë me një kompani që zhvillonte holograme të Ronald Reagan dhe repistit amerikan Tupac Shakur. “Ne kemi aftësinë për të lidhur familjet e ushtarëve që nuk janë parë prej muajsh, apo këdo që po distancohet për të luftuar koronavirusin”,- tha Nussbaum. Çmimi i makinerisë nis në 60,000 dollarë, një kosto që Nussbaum pret të bjerë në 3 -5 vitet e ardhshme.
Kompania planifikom gjithashtu një pajisje më të vogël që vendoset në tavolinë, me një çmim më të ulët në vitin e ardhshëm. Makineria mund të pajiset me teknologji të inteligjencës artificiale për të prodhuar regjistrime të hologramëve që mund të arkivohen. Duke shtuar këtë tek makineria fillestare, kosto shkon të paktën 85,000 dollarë.
Kompanitë po promovohen tek muzeumet, që mund t’i ofrojnë vizitorëve që t’i bëjnë pyetje një personazhi historik. Një tjetër mundësi, është për familjet që të regjistrojnë infromacion për brezat e ardhshëm.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.