Konferenca Kombëtare e APB – Analizë ekonomike dhe juridike për procesin e anëtarësimit

Akademia profesionale e biznesit organizoi Konferencën e Tretë Kombëtare Shkencore me temë “Zhvillimet Ekonomike dhe juridike në Shqipëri në kuadër të procesit të negociimit për anëtarësimin në BE”.
Për këtë universitet kjo është konferenca e shtatë shkencore që organizohet, por e treta në rang kombëtar duke synuar gjithnjë e më shumë analizimin e çështjeve kryesore të vendit të para nga ana ekonomike dhe juridike.
Në këtë konferencë fjalën hapëse të sesionit të parë e mbajti zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila u shpreh se kjo konferencë vjen në momentin më të duhur lidhur me ligjërimin dhe dialogun për procesin e anëtarësimit në BE.
Kjo konferencë që u organizua në mjediset e Universitetit Akademia Profesionale e Biznesit, mblodhi akademikë dhe studentë nga të gjitha universitetet publike dhe private të vendit tonë.
Olta Maçolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.