Pse njerëzit e zgjuar nuk janë shumë funksional?

Ndoshta e keni dëgjuar se kryerja e shumë detyrave është diçka e gabuar, por studimet e reja kanë treguar se kryerja e shumë detyrave wshtw edhe më e dëmshme sepse ul performancën dhe dëmton trurin tuaj.
Me shumë gjasa zona e trurit që dëmtohet është kritike për suksesin e punës tuaj në të ardhmen.
Gjithashtu një studim i kryer në universitetin e Standford zbuloi se kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë është më pak produktive se një detyrë e kryer e vetme.
Një fakt tjetër interesant i zbuluar nga hulumtuesit është se personat të cilët rregullisht kanë kryer më shumë se një funksion në të njëjtën kohë, tashmë e kanë shumë të vështirë të përqendrohen si dhe të përpunojnë informacionin.
Një aftësi speciale?
Po sikur disa persona të kenë aftësi për të kryer disa funksione në të njëjtën kohë? Hulumtuesit e Standfordit krahasuan grupe njerëzish të cilët mendonin se kryerja e disa funksioneve në të njëjtën kohë rrit performancën e tyre dhe se kështu ndihen më mirë. Dhe zbuluan se ishin pikërisht këta persona që mendonin kështu, të cilët kishin performancë më të dobët. Ata kishin problem me organizimin e mendimeve si dhe ishin më të ngadaltë për kalimin nga një detyrë në një tjetër.
Dëmtim i trurit nga kryerja e shumë funksioneve në të njëjtën kohë?
Gjithmonë kemi menduar se dëmtimi që kryerja e shumë funksioneve krijon është i përkohshëm, por një studim nga Universiteti i Sussex krahasoi sasinë e kohës që njerëzit kalojnë në pajisje të shumta ( të tilla si shkrimi i teksteve ndërkohë që shikojnë televizor) në skanimet MRI të trurit te tyre. Ata zbuluan se personat multifunksional kishin densitet më të ulët në korteksin anterior cingulator, një rajon përgjegjës për ndjeshmërinë si dhe kontrollin kognitiv apo emocional.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.