Konferenca për Koronavirusin anulohet për shkak të Koronavirusit!
Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme (CFR) ka anuluar një tryezë të rrumbullakët të quajtur “Të Bësh Biznes Nën Koronavirus” të planifikuar në New York për shkak të përhapjes masive të vetë infeksionit në vend. CFR gjithashtu ka anuluar konferenca të tjera që ishin planifikuar nga 11 Mars deri në 3 Prill, duke përfshirë tryezat e rrumbullakëta në New York dhe Washington dhe eventet e ndryshme kombëtare në SHBA.
Mbledhjet e CFR-së po i bashkohen listës së gjatë të tubimeve të anuluara ose të shtyra, përfshirë shfaqjen vjetore të Nju Jorkut. Shoqata e Tregtarëve të Automjeteve më të Mëdhenj të Nju Jorkut tha të martën se shfaqja e makinave do të planifikohet për në fund të gushtit.
Në SHBA, përhapja e virusit të ri deri më tani ka penguar më shumë se 50 evente të mëdha të korporatave me një pjesëmarrje të vlerësuar prej gati 1 milion njerëz, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg News. (Bloomberg)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.