Konkurrenca feston 15 vjet në Shqipëri! Janë marrë gjithsej 655 vendime. Së fundi derdhi në buxhet 2.2 mln euro
Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri këtë vit mbushi 15- vjetorin e ekzistencës së tij. Megjithëse i ri, ky institucion ka lënë gjurmë në mborjtjen e konkurrencës, me vendime të rëndësishme në sektorë strategjikë të ekonomisë.
Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi, tha gjatë konferencës së organizuar me këtë rast, se që nga krijimi janë marrë 655 vendime, mes të cilave përfshihen edhe akte që kanë evidentuar dhe sanksionuar shkelje serioze të konkurrencës.
Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, nënvizoi rëndësinë e komunikimit me biznesin, për të përcjellë rëndësinë e garantimit të një konkurrence të drejtë dhe të shëndetshme në tregje.
Vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës derdhi në buxhetin e shtetit rreth 2.2 milionë euro. Të ardhurat e këtij institucioni vijnë nga gjobat për shkeljet e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, por edhe nga tarifat për vlerësimin e përqendrimeve të bizneseve, në rastet kur parashikohet nga ligji.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.