Kontrabandë me motorë mjetesh lunduese , arrestohen 2 shtetas në portin e Vlorës!
Policia e Shtetit njofton se janë kapur e arrestuar në flagrancë dy shtetas me akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kontrabandë me mallra të tjerë !
Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve S. D, 33 vjeç, banues në Pojan, Fier dhe A.B, 26 vjeç, banues në Pojan, Fier.
“Nga kontrolli i ushtruar në PKK Porti Vlorë, këtyre shtetasve u janë konstatuar në mjetin tip ”Peugeot”, me të cilin udhëtonin disa mallra dhe sende të pa deklaruara në doganë, konkretisht: një motomjet (motorr), i cili rezulton i vjedhur në qytetin Vaxjo-Suedi, tre motorra mjetesh lundruese si dhe sende të tjera. Mjetet dhe sendet e konstatuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale” njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Trafikim i mjeteve motorike” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuara nga neni 141/1 dhe 174 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.