Kontrolli i kapitalit nga BQE – “6 nga 109 banka duhet të rrisin kapitalin rregullator”
Gjashtë banka të Eurozonës kanë dështuar të arrijnë nivelet e kapitalit të detyrueshëm që kërkon Banka Qendrore Europiane për këtë vit dhe i është bërë thirrje që të fuqizojnë bilancin, përndryshe do të kenë kontrolle.
Mbikëqyrja vjetore e bankave vjen ndërkohë që huadhënësit përballen me vështirësi në një mjedis të interesave të ulëta, kostove të mëdha dhe skandaleve të pastrimit të parave.
“Gjashtë nga 109 banka që kanë marrë pjesë kishin nivele të kapitalit rregullator poshtë udhëzimit të Shtyllës së 2-të.
Këto banka duhet të ndërmarrin masa të shpejta”, deklaroi BQE. Institucioni i kërkon bankave që të mbajnë një sasi minimale të kapitalit, që matet si kapitali bazë (CET1) kundrejt aktiveve të ponderuara me risk, si dhe një sasi tjetër mbrojtëse që nuk është detyruese.
Kapitali detyrues u rrit në 11.7% këtë vit, nga 11.5%, për të reflektuar fonde shtesë që duhen për ngadalësimin ekonomik.
Shefi i njësisë së mbikëqyrjes, Andrea Enria, tha se është i kënaqur me rezultatet, por theksoi shqetësime tek modelet e biznesit të bankave, qeverisja e brendshme dhe rreziqet operacionale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.