Konvertimi i Borxhit, 320 mijë euro për urgjencën e pesë spitaleve bregdetare

Rreth 320 mijë euro pajisje mjekësore dhe aparatura jetëshpëtuese janë ofruar nga program italo-shqiptar i konvertimit të borxhit për pesë urgjenca spitalore.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri Shëndetësisë dhe ambasadori Italian panë nga afër investimet e bëra në spitalin e Vlorës.
Rama është shprehur se është e rëndësishme që të investohet dhe të këtë infrastrukturë moderne në shëndetësi për të rritur shërbimin por edhe besimin e qytetarëve.
Ndërkohë që krehu i qeverisë u ndal edhe në vlerësimin që duhet t’u bëhet mjekëve duke rikujtuar edhe një herë rritjen e pagave të mjekëve në muajin mars.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi ndër të tjera se investimi i bërë në pajisje dhe trajnimin e burimeve njerëzore ka sjellë një reformim të rëndësishëm në mënyrën e organizmit dhe të pritjes në urgjencat mjekësore.
Ndërsa për ambasadorin Alberto Cutillio, bashkëpunimi në fushën e mjekësisë është një prioritet mjaft i rëndësishëm. Sipas tij, programi i konvertimit të borxhit ka kontribuar në modernizimin e këtyre 5 spitaleve për të krijuar një shërbim emergjence me afër nevojave të njerëzve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.