Korça ‘magnet’ për investitorët – Mbërrin në MIE aplikimi i radhës për hidrocentral të vogël
Qarku i Korçës me sa duket është kthyer ‘magnet’ për investitorët, kërkesa e të cilëve vijon të mbetet e lartë në shfrytëzimin e burimeve hidrike për prodhimin e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se pranë saj ka mbërritur një tjetër aplikim për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël po në këtë qark.
Nga detajet e aplikimit, bëhet e ditur se është shoqëria ‘Rigolika’ sh.p.k ajo që ka shprehur interesin për ndërtimin e një vepre të tillë hidroenergjitike. Aktiviteti i saj është i përqendruar në operacionet tregtare dhe ndërtimore, mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Impianti me kapacitet prodhues deri në 2 MW parashikohet të ndërtohet në përroin e Radatit, degë e lumit Shkumbin.
Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, MIE ka marrë edhe dy aplikime të tjera për ndërtimin e tre hidrocentraleve të vegjël në këtë qark, përkatësisht njëri mbi përroin e Varrit të Plakës, ndërsa dy të tjetër në përroin e Gurit dhe degëve të tij dhe përroin e Zgallos.
Genta Dobra/SCAN
Tjetër aplikim për HEC në qarkun e Korçës – Detajet e investimit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.