GDP e Japonisë: Fatkeqësitë natyrore goditën rritjen ekonomike
Ekonomia e Japonisë u tkurr në tremujorin e tretë, ndërsa fatkeqësitë natyrore goditën shpenzimet dhe shkatërruan eksportet. Sipas të dhënave paraprakë, ekonomia u tkurr me 1.2% mes muajve korrik dhe shtator.
Një tërmet shkatërrues dhe tajfuni ishin në mesin e fatkeqësive për të goditur Japoninë gjatë këtij viti duke bërë që të nxisë tkurrjen më të madhe se sa mund të kishte qenë vite më parë. Ngadalësimi gjithashtu vjen pasi SHBA dhe Kina janë në një luftë të vazhdueshme tregtare e cila rrezikon të dëmtojë tregtinë dhe rritjen globale.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters, gjatë tre muajve kishin parashikuar një tkurrje prej 1% në muajin shtator. Eksportet ranë në 1.8% nga tremujori i kaluar, rënia më e shpejtë në më shumë se tre vjet, sipas Reuters.
Japonia u godit nga disa fatkeqësi natyrore gjatë sezonit veror, duke përfshirë një nga fatkeqësitë më të mëdha të përmbytjeve të vendit, një tërmet dhe një tajfun vdekjeprurës. Fatkeqësitë shkatërruan fabrikat dhe goditën shpenzimet e brendshme.
Rritja e tensioneve tregtare dhe proteksionizmi mund të jetë një zvarritje në rritjen e ardhshme. Lufta tregtare e SHBA-Kinës mund të godiste veçanërisht Japoninë për shkak të rolit të saj të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimit global.
Eksportet e pjesëve të makinave, elektronikës dhe makinerive industriale janë në rrezik të prishjes nëse beteja tregtare përshkallëzohet. “Pasiguritë e luftës tregtare kanë filluar të rriten, ne shohim një ngadalësim në Azi dhe që po godasin gradualisht Japoninë,” tha për AFP Kohei Iwahara, ekonomist në Natixis Japan Securities.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.