Korrupsioni frenoi investimet – Vetting-u, flet zv.ministri i Drejtësisë: Reforma po shfaq rezultatet
Për Zëvendësministrin e Drejtësisë Toni Gogu, korrupsioni në drejtësi ka luajtur rol negativ në ekonominë e vendit, duke frenuar për vite investimet e huaja, por edhe ato të brendshme.
Në një intervistë ekskluzive për SCAN, Gogu analizon efektin e korrupsionit të sistemit të drejtësisë në ekonomi.
Ai thotë se përvojat e hidhura dhe mungesa e besimit te gjykatat kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në investimet e bizneseve dhe të qytetarëve.
Gogu thotë se Vetting-u ka dhënë tashmë rezultatet e para jo vetëm në dorëheqjen e disa gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe në vetëkorrigjimin e sistemit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.