Kosova nis sot planin e ri të masave anti-Covid – Ministri i Shëndetësisë mesazh qytetarëve
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, u ka bërë thirrje qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë për masat e reja, të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve në katër komuna, të respektojnë më përpikëri protokollet e vendosura pas shtimit të ndjeshëm të rasteve me Covid në vend.
Sipas mediave lokale Zemaj ka thënë se vendimi për masat e reja ka ardhur pas situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese, ndërsa ka paralajmëruar se ata që shkelin këto rregulla do të kenë sanksione ligjore.
Masat e reja të vendosura nga qeveria e Kosovës përfshijnë:
- ndalimin e lëvizjes në disa komuna gjatë orarit të caktuar,
- reduktim të numrin të të punësuarve në institucione,
- reduktim të shërbimeve shëndetësore joesenciale në institucione shëndetësore,
- krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione,
- licencim të institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për COVID-19,
- blerje të 100.000 testeve virologjike,
- blerje të 500.000 vaksina të gripit sezonal,
- porosi të vaksinës eventuale kundër COVID-19,
- blerje të 7 aparateve për testim,
- sigurim të terapive të COVID-19,
- pagesë dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor si dhe pajisje mbrojtëse për
personelin mjekësor etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.