Kosova rritje 3.6% nga konsumi e investimet, por mbyllen mbi 1800 biznese

Banka e Kosovës ka publikuar statistikat e tremujorit të tretë të vitit 2016. Sipas Bankës rritja ekonomike ishte 3.6%, e shtyrë më së shumti nga rritja e konsumit të brendshëm dhe investimeve.
Sektori bankar rriti aktivitetin kredidhënës me 9.6%, vlera gjithsej e kredive arriti në 2.18 miliard euro. E sidomos kreditë e sektorit mikrofinanciar janë rritur me 29.7%, të ndikuara ndjeshëm nga rritja e kredive ndaj ekonomive familjare (33.4%) dhe ndaj ndërmarrjeve (22.5%)
Por ajo që bie në sy, është mbyllja e 1841 bizneseve, 606 biznese më shumë se sa në vitin paraardhës. Nga ndërmarrjet e reja të regjistruara, përqëndrimi më i madh vazhdon të jetë në sektorin e tregtisë ndonëse në rënie, ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar në sektorin e bujqësisë dhe atë të prodhimit.
Eksporti i mallrave deri në shtator të vitit 2016 kishte vlerën prej 225.9 milionë euro, që përkon me një rënie vjetore prej 9.%. Ndërsa vlera totale e mallrave të importuara deri në shtator 2016 arriti në 2 miliardë euro, një rritje prej 6.3%. Si pasojë deficiti tregtar shënoi një rënie prej 8.7%.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.