Kosovë, ASK: Qeveria në tre muaj shpenzoi 368 milionë euro
Shuma e përgjithshme e të ardhurave të qeverisë së Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti ishte 458.9 milionë euro, ndërsa gjatë kësaj periudhe totali i përgjithshëm i shpenzimeve ishte 368 milionë euro, raporton Telegrafi.
Të dhënat janë bërë me dije nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikoi llogaritë qeveritare të Kosovës, në bazë tremujore.
“Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të ardhurave, ndërsa pjesa e mbetur e të ardhurave është shpërndarë në kategori të tjera” njofton ASK.
Ndërsa, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 37%; kontributet sociale dhe përfitimet 26%; formimi i kapitalit bruto 15%; dhe konsumi i ndërmjetëm 10%. Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.