Kosovë, fitojnë deri në 7 milionë euro në vit. Taksitë nuk japin kuponët fiskalë

Të ardhurat që grumbullojnë në total ata që ofrojnë shërbimin taksi në Kosovë llogaritet të jenë në 6-7 mln Euro në vit. Por në këtë shërbim nuk ofrohet kuponi fiskal, ndërkohë pajisja që duhet të përdoret nga ata është sipas kushteve të vendosura nga Administrata Tatimore në Kosovë, raporton Koha.net.
Nga Administrata Tatimore në Kosovë thonë se në takimin e fundit të mbajtur me përfaqësuesit e taksive u është bërë e qartë se fiskalizimi i tyre duhet bërë menjëherë, mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë afat nga ana e tyre për këtë çështje.
Zv.drejtor i ATK-së Hamdi Hoxha ka bërë të ditur se në të dhënat e deritashme ka rritje të numrit të taksive që kanë marrë kasën fiskale, mirëpo burime nga shoqata e kompanive që merren me shitjen e kasave fiskale thonë të kundërtën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.