Kreu i Pfizer, parashikon jetesë normale brenda 1 viti – Bourla: Me shfaqjen e varianteve të reja, do të duhet vaksinim vjetor
Ekzekutivi i Pfizer, Albert Bourla, tha se brenda 1 viti do të ketë një rikthim në jetën normale, por shtoi se vaksinat vjetore të Covid-19 do të jenë të nevojshme. “Brenda 1 viti mendoj që do mund të rikthehemi në jetën normale”- tha Bourla.
Por ai paralajmëroi se kjo nuk nënkupton se nuk do vazhdojnë të shfaqen variante të reja dhe se nuk do të mund të vazhdojë normaliteti pa u vaksinuar. Parashikimi i tij mbi rikthimin në normalitet përkon me komentet e ngjashem të ekzekutivit të Moderna, Stephane Bancel. “Si sot, pas një viti”- tha Bancel për mediat zvicerane, ndërsa pyetej për rikthimin në normalitet. Megjithatë, ekzekutivi i Pfizer, Bourla sugjeroi se kjo do të ndodhë nëse vaksinat e koronavirusit bëhen vjetore. “Skenari më i ngjashëm është vaksinimi vjetor, për shkak se virusi është përhapur në të gjithë botën dhe do vazhdojmë të shohin variante të reja”- tha Bourla.
Në javën e kaluar, shefja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, autorizoi shpërndarjen e dozave nxitëse të Pfizer me BioNtech për ata në vende pune me rrezik të lartë të ekspozimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë, kundërshton fortë administrimin e dozave të treta nxitëse, duke thënë se vendet e pasura duhet t’i japin dozat shtesë tek vendet e varfëra me norma të ulëta të vaksinimit. Bourla tha se nuk është e drejtë të vendoset për miratimin ose jo të dozave nxitëse , apo kushteve të tjera, nëse ato janë të nevojshme.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.