Kriza e Venezuelës, Juan Guaidó zotohet të sjellë ndihma
Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, u ka thënë dhjetëra mijëra mbështetësve të tij se ndihma humanitare do të vijë, pavarësisht kundërshtimit nga presidenti Nicolás Maduro. Gjatë një tubimi në Karakas, ai tha se “Presidenti Maduro duhet të largohet”.
Maduro më herët i tha BBC se ai nuk do të lejonte ndihmat pasi ishte një mënyrë që SHBA të justifikonte një ndërhyrje. Venezuelasit gjithnjë e më shumë po përballen me mungesa drastike të ushqimit midis të një krize ekonomike që ka përfshirë vendin.
“Ne kemi pothuajse 300,000 Venezuelanë, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të vijë. Guaidó, i cili është njohur nga SHBA dhe qeveritë perëndimore si president i përkohshëm i Venezuelës, u ka thënë mbështetësve të tij në kryeqytet se ndihma humanitare do të vijë në Venezuelë më 23 shkurt.
Maduro, i mbështetur nga Rusia dhe Kina, është nën presion në rritje për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme presidenciale në mes të një krize ekonomike në përkeqësim dhe akuzave për korrupsion të përhapur dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Guaidó u tha mbështetësve të tij në kryeqytet se ndihma humanitare do të vijë në Venezuelë më 23 shkurt. “Ne kemi pothuajse 300,000 Venezuelanë, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të vijë. Ka pothuajse dy milionë njerëz, shëndeti i të cilëve është në rrezik”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.