Kriza energjetike “troket” në derën e Shqipërisë – Ahmetaj: Qeveria do mbrojë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, grup pune për tregjet

Nën rrezikun gjithnjë e më të afërt të krizës energjetike, Qeveria ka vendosur të mbrojë nga një rritje e mundshme çmimesh konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Lajmi është bërë me dije nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në përfundim të mbledhjes së Qeverisë. Ahmetaj shpjegoi se është marrë tashmë vendimi për krijimin e një grupi pune ndërinstitucional për të monitoruar ecurinë e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare, ndërkohë që paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të bëhet publike nga Kryeministri Edi Rama edhe paketa financiare që do të miratojë Qeveria për të përballuar krizën energjetikë.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë, Ministri I Brendshëm Bledi Çuçi bëri public vendimin për emërimin e Geldis Nanos në postin e Drejtorit të Përgjithëshëm të Policisë së Shtetit, i cili do të zëvendësojë Ardi Veliun, i dorëhequr një ditë më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.