Kryeqyteti europian vendos në dispozicion të qytetarëve teste falas për COVID-19

Komuna lokale e Parisit tha të hënën se do të kërkonte të vinte në dispozicion testimin falas për COVID-19 në të gjitha 20 rrethet e kryeqytetit (arrondissements), ndërsa autoritetet luftojnë kundër shenjave të një rishfaqjeje të ri të virusit në Francë.
Zyra e kryebashkiakut të Parisit shtoi në një deklaratë se nga e hëna e tutje, do të ngrihen tre laboratorë të përhershëm për të kryer testet falas të COVID-19, si dhe dy laboratorë të tjerë të lëvizshëm që do të shkonin rreth kryeqytetit. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.