Kujdes në bursat europiane – Skandalet e Trump nuk japin efekt në tregjet e kontinentit të vjetër
Tregjet europiane të aksioneve janë regjistruar në nivele të pandryshuara gjatë sesionit të së Mërkurës duke reflektuar kështu gjerësisht kujdesin e investitorëve në lidhje me ecurinë e ekonomisë globale, ndryshe nga Wall Street, ku indeksi S&P 500 preku nivelin historik më të lartë.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sesionit të sotëm, indeksi pan europian Stoxx 600 u regjistrua në rënie minimale me 0.04%, në 384 pikë, me asnjë sinjal të qartë se investitorët janë në pritje të lajmeve nga bisedimet e reja mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përplasjet tregtare. Deri më tani, zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara kanë pasur një efekt të kufizuar në Europë.
Ish avokati i Donald Trump, Michael Cohen u deklarua fajtor për thyerje të rregullave financiare gjatë fushatës elektorale të Trump për president. Ish-kreu i fushatës së Trump ndërkohë u shpall fajtor për akuzën e mashtrimit bankar dhe mashtrimit me taksat.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.