Kulinaria shqiptare, Ekonomi: Ta kthejmë në një instrument turizmi

Vlerat dhe tradita e kulinarisë në vendin tonë janë një biletë që tërheq turistët e huaj për të vizituar vendin tonë.
Në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera të turizmit, bizneset e kulinarisë luajnë një rol të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë.
Në konferencën e kulinarisë nga trevat shqiptare Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi u shpreh se kulinaria duhet të kthehet në një instrument për zhvillimin lokal dhe qendror të turizmit.
Kreu i Shoqatës së Restoranteve Turistike, Kujtim Dervishi u ndal në rendësinë që ka anëtarësimi i bizneseve pranë kësaj shoqate.
Mungesa e personelit të kualifikuar vazhdon të jetë një shqetësim për këto biznese në vendin tonë. Arben Sinojmeri përfaqësues i Formimit Profesional prezent në këtë aktivitet u shpreh se po punohet me nxënësit që marrin arsimin profesional për të siguruar në të ardhmen burime njerëzore të kualifikuar për biznesin.
Në fund të ceremonisë u shpërndan edhe disa certifikata mirënjohje për bizneset që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë fushë.
Biznese nga të gjitha trevat shqiptare ishin bërë pjesë e panairit të kulinarisë ku ekspozuan ushqimet e tyre për të gjithë të pranishmit.
Në këtë panair nuk mund të mungonin dhe produktet bio të prodhuesve shqiptarë si vaji i ullirit, shurupi i thanë sapo glikotë e Përmetit të cilat janë të njohura për vlerat e tyre jo vetëm brenda kufijve të vendit tonë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.