Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Dollari e nisin javën në zbritje. Forcohet paundi britanik
Monedha e Eurozonës ka regjistruar rënie këtë të Hënë pasi ka humbur pikë krahasuar me javën që shkoi duke kapur kuotën e 122.4 lekëve.
Edhe Dollari amerikan është dobësuar këtë fillim jave duke zbritur në nivelin e 110.5 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Credins Bank.
Ndërkaq Paundi britanik ka ndjekur një linjë rritëse këtë javë duke u ngjitur në vlerën e 143.2 lekëve, krahasuar me periudhën e 11-15 nëntorit.
Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm duke rënë në nivelin e 111.5 lekëve. Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 75.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.