Kush është Ervin Koçi, kandidati për kryetar të AMF-së?

Ervin Koçi ka lindur në Fier më 5 prill 1975. Veprimtarinë e tij politike e ka të lidhur ngushtë me vendlindjen duke qenë pjesë e këshillit bashkiak të këtij qyteti nga viti 2000 deri në vitin 2009.
Në zgjedhjet e vitit 2009, Koçi u zgjodh deputet në këtë qark dhe u rikonfirmua për një mandat të dytë në listën e Partisë Socialiste si kandidati i 9-të në radhë. Kandidati për kryetar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është një figurë politike e lidhur ngushtë me këtë parti, ku aktivizohet prej viteve ’90, por ai është i lidhur dhe me fushën e financave, pasi në profesion është ekonomist.
Koçi është i profilizuar në fushën e ekonomisë dhe ka kryer arsimin e lartë pranë Fakultetit Ekonomik në degën Administrim-Biznes , si dhe pranë Fakultetit Juridik dhe më pas masterin për Administrim Publik.
Në të shkuarën Koçi ka eksperiencë pune në sektorin fiskal (si drejtor i Tatim-Taksave në qarkun e Fierit) e në atë bankar, ndërsa ka qenë i punësuar edhe në sektorin e hidrokarbureve pranë Albpetrol dhe ARMO.
Gjatë ushtrimit të mandatit si deputet kandidati për Kryetar të AMF-së ka qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.