Ky qytet i lashtë grek është në shitje për 8.3 milionë dollarë
Tashmë është e mundur që të blini një qytet të lashtë grek plot me gërmadha për 8.3 milion dollar.
Qyteti i lashtë Bargylia, i cili tashmë në kohët moderne quhet Bogazici është në shitje në mënyrë që të mbrohet nga rrënimi dhe gjuetarët e thesareve.
Qyteti i lashtë është rreth 81.5 hektarë dhe ka qenë pronë private që nga viti 1927, por ka rënë në gjendje të keqe.
“Ne dëgjojmë tingujt e gjuetarëve të thesarit gjatë natës, por nuk mund të bëjmë asgjë nga frika”, shprehet një vendas për Hurriyet Daily News në Turqi.
Një manastir i braktisur në Bargylia tani shërben si një strehë kafshësh dhe lopët kullosin mes rrënojave.
Për shkak se është një vend arkeologjik i klasës së 1, ndërtimi nuk lejohet në pronë. Por një pronar i ri mund të kërkojë të ulë këtë status dhe të ndërtojë një vendpushim në rrënoja.
Arkeologët po shpresojnë që Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Greqisë do të hyjë dhe të blejë vendin për të mbrojtur objektet e varrosura atje.
Një gërmim i duhur arkeologjik kurrë nuk është kryer në Bargylia kështu që nuk dihet se çfarë thesare qëndrojnë nën sipërfaqen e tokës, por ka gjasa të gjenden gjëra vërtet të mëdha.
Vendi u ngrit për shitje në vitin 2015, por askush nuk e bleu atë. Këtë herë, çmimi është ulur me rreth 2 milionë dollarë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.