La Liga, edhe në SHBA – Federata, marrëveshje 15-vjeçare me Relevent Sports

Kampionati spanjoll i futbollit, La Liga, së bashku grupin e medias sportive Relevent, njoftuan një marrëveshje 15-vjeçare për të promovuar futbollin në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Si pjesë e marrëveshjes, La Liga planifikon të luajë disa ndeshje të sezonit të rregullt në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, pas publikimit të këtij lajmi, drejtuesit e La Ligas deklaruan për Reuters se ende nuk janë përcaktuar ekipet, ndeshjet, datat apo sezonet, duke shtuar se po punohet me partnerin e ri, Relevent Sports për të organizuar ndeshjet e parë në Shtetet e Bashkuara.
Relevent, që është zotërim të pronarit të Miami Dolphins, Stephen Ross, ka zhvilluar turneun vjetor të quajtur “International Champions Cup”, ku marrin pjesë ekipe europiane si AC Milan, AS Roma, Tottenham dhe Manchester United. Stephen Ross, drejtor dhe pronar i Relevent, deklaroi se projekti synon të rrisë popullaritetin e futbollit në Amerikën e Veriut, që do të krijojë mundësi të reja për miliona fansa të futbollit.
Kampionati spanjoll do të jetë pa Cristiano Ronaldon, duke filluar nga ky sezon, pas transferimit të portugezit te Juventusi për 100 milionë euro, por ylli tjetër Lionel Messi do të vijojë të jetë pjesë e Barcelonës. Ndërsa presidenti i La Liga, Javier Tebas konfirmoi promovimin e futbollit në të gjithë botën.
Por, vendimi i Federatës spanjolle për të luajtur të paktën një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 sezonet e ardhshme ka shkaktuar shumë polemika. Shoqata e futbollistëve spanjollë ka dalë kundër projektit, që sipas saj bëhet për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.