Legjenda/ Kush mendohet se ishte njeriu i parë që rregulloi pemën e Krishtlindjes

Sipas legjendës ishte Shën Bonifaci (673-754) që për të konvertuar popujt gjermanikë, preu një pemë lisi që ishte e shenjtë për paganët.
Për të rregulluar fyerjen që u kishte bërë, ai u dhuroi një bredh të vogël që e rregulloi duke i vendosur mbi degë disa qirinj të ndezur që simbolizonin zbritjen e shpirtit të shenjtë në tokë me ardhjen e fëmijës Jezus.
Një kuriozitet: Çdo vit, në Amerikën Veriore priten rreth 40 milionë pemë për Krishtlindje.
Burimi Focus/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.